Subscribe

Kryeministri Edi Rama reagoi pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit. Rama shprehu në rrjetet sociale mbështetjen e Shqipërisë për Thaçin. Ai deklaroi se nga ky procese e vetmja gjë që do të vërtetohet do të jetë pastërtia e UÇK.

 

“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj🇦🇱🇽🇰”

 

Hashim Thaçi u dorëhoq pas konfirmimit të aktakuzave nga ana e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *