Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Libi, për operacionin e shpëtimit dhe riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë në kampi Al-Hol në Siri.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë siguroi se nesër gratë me fëmijët do të sillen në Shqipëri, ndërsa theksoi se operacioni ishte shumë i ndërlikuar dhe u krye falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim.

 

“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, thotë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *