Kryeministri Rama pranoi se investimi në shkollat e Shqiperisë nuk është një process uniform pavarësisht se sipas tij ka pasur një punë pozitive në drejtim të rikonstruksionit të shumë institucioneve arsimore në vend.

Ai tha se kjo ndodh për shkak se investimet bëhen bashkë me bashkite e vendit dhe mjaft pushtete vendore nuk kanë kapacitete financiare për tiu përgjigjur investimeve të rëndësishme në ndërtimin apo rikonstruksionin e shkollave.

Megjithatë, tha Rama, numri I shkollave të ndërtuara apo rindërtuara në 7 vitet e fundit është më I madh sesa në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku. Por kreu I qeverisë shtoi gjithashtu se ka vend për përmirësim edhe në këtë drejtim.

Rama vuri në dukje procesin e rinderimit nga tërmeti duke thënë se vecanërisht shkollat që po bëhen nga e para janë me parametra europiane.

“27 mijë njerez janë angazhuar në procesin e rindertimit me gjithëpërfshirjen e kompanive të ndërtimit që kanë kapacitete në këtë fushë. Jemi duke ecur mjaft mirë dhe po bëjmë një punë kolosale jo vetëm për banesat por edhe institucionet arsimire që po bëhen model”, tha mes të tjerash Rama.

Kryeministri vlerësoi maksimalisht ndryshimet në fushën e arsimit në këto dy mandate, sipas në përzgjedhjen e mësuesve që futen ne sistem por edhe kualifikimet e drejtoreve të shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *