Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, në fokus të së cilës është një vajze ekselente, e cila shprehet se me punë e mund në Shqipëri mund t’ia dalësh.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se Arlinda Lisha fitoi me forcat e veta vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë. Rama shton se ajo iu bashkua qindra të rinjve që janë të vendosur për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre.

 

“TË RINJTË NË PUNË ME MERITË – Me të drejtë, Arlinda Lisha thotë se në këtë vend mund t’ia dalësh me meritë dhe aftësi, pasi ajo vetë fitoi me forcat e veta, me mundin e rezultateve të studimeve të saj, vendin e punës si Specialiste e Shërbimit të Provës në Krujë, duke iu bashkuar atyre qindra të rinjve që sot rrezatojnë energjinë dhe vendosmërinë për ta ndërtuar me punë jetesën, duke i shërbyer me devotshmëri vendit të tyre. Vetëm me një klik në platformën e punësimit të ekselentëve “Punë të Mbarë” http://punetembare.gov.al/  Arlinda, studente e degës Psikologji Sociologji arriti të integrohet në administratën shtetërore dhe të fitojë po me meritë, titullin e nënpunëses së shërbimit civil. Si Arlinda, janë 602 studentë ekselentë që falë kësaj platforme, fryt i paktit për universitetin, janë bërë vlerë e shtuar për burimet njerëzore të administratës sonë publike dhe 491 prej tyre kanë fituar përmes konkursit, pozicione në shërbimin civil.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *