Subscribe

Rezultati i vizitës së kryeministrit Edi Rama në Egjipt ishte nënshkrimi i tri marrëveshjeve, me fokus bashkëpunimin në fushën e muzeologjisë dhe të librit. Në konferencën e përbashkët që pati me homologun egjiptian, kreu i qeverisë lajmëroi se do të ngrihet një komision i përbashkët për të përcaktuar fushat ku do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

 

EDI RAMA

“Dua t’ju falënderoj për hapjen, disponilitetin tuaj për të ecur përpara duke bërë bashkë një komision të përbashkët duke identifikuar fushat tona të bashkëpunimit ku duhet të bëjmë më shumë sepse shifrat e tregtisë janë shumë modeste, kurse potenciali është i madh.”

 

Kryeministri i Egjiptit zbardhi diskutimet në takimin që pati me Ramën dhe bëri me dije se në nëntor do të mbahet një takim në Tiranë, që do të ketë në fokus të punuarit bashkë për ekonominë.

 

MOSTAFA MADBOULY

KRYEMINISTER I EGJIPTIT

 

“Diskutuam mënyra për të rritur, forcuar marrëdhëniet mes dy kombeve tona, diskutimet tona u përqendruan në rritjen e bashkëpunimit në turizëm, energji, tregti, kulturë. Shkëmbyem pikëpamje për çështjet ndërkombëtare. Diskutuam edhe mbledhjen e seancës së parë të komitetit për bashkëpunim teknik shkencor e kulturor, që do të mbahet në Tiranë muajin tjetër. Ky takim do të nxitë bashkëpunimin për ekonomi dhe investime. I rëndësishëm ngritja e një komisioni të përbashkët për ekonominë dhe industrinë. Në fund të bisedimeve tona, nënshkruam tri marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihet bashkëpunimi kulturor.”

 

Si një hap për të çuar më tej bashkëpunimin Shqipëri-Egjipt, Edi Rama njoftoi nisjen e fluturimeve direkte nga Tirana drejt Kajros.

 

 

EDI RAMA

 

“Marr me vete premtimin që të kujdesem personalisht për të vendosur linjën e drejtpërdrejte të fluturimit mes Kajros dhe Tiranës. Kjo linjë ajrore nuk do të jetë barrë për kompaninë, por do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të vijnë këtu dhe të kuptojnë që një herë e një kohë ishte si dera e pasme e atdheut tonë edhe pse asaj kohe, largësia ishte shumë, shumë më e madhe. Le të punojmë së bashku, le të shohim nga e ardhmja.”

 

Më herët, Edi Rama u takua edhe me presidentin e vendit, ndërsa vizita e tij do të vijojë në objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, si në varrin e xhaminë e themeluesit të Egjiptit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *