Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës këtë të dielë nga ku kërkoi nga ana e strukturave që të jenë të gjithë në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Rama tha se njerëzit duhet të jenë të qetë dhe se çdo kush që ndihet I pasigurtë mund të strehohet tek konvaleshenca.

 

“Nuk ka vend për panik. Njerëzit duhet të jenë të qetë, edhe pse kjo është një fjalë goje dhe sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël janë të mirëkuptuar në shqetësimin e tyre. Kush është i pasigurtë, ka në dispozicion 700 shtretër te konvaleshenca për të mirëpritur dhe strehuar çdo familje që ka nevojë për mbështetje psikologjike. Te stadiumi po bëhet gati infrastruktura për të qenë pika e parë pritëse për ata që duan të qëndrojnë jashtë shtëpisë”

 

Rama pas takimit me strukturat u ndal edhe tek stadium “Niko Dovana” ku janë ngritur çadra për të gjithë baorët që ndihen të pasigurtë për të qëndruar në banesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *