Subscribe

 

Reforma në sistemin e drejtësisë do të mundësojë pastrimin e pallatiti të drejtësisë nga prokurorë e gjykatës së korruptuar. Kjo është bindja që kryeministri Edi Rama ndau gjatë takimit me minoritarët në Dropull.

 

 

“Sistemi kur të fuste në burg partia mori fund. Në këtË sistemin ku jemi, këtë e bën drejtësia. Qeveria krijon kushtet që drejtësia të funksionojnë. Ne kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe në një kohë rekord ndryshuam Kushtetutën, ndryshuam shuëm ligje, nisëm vettingun për pastrimin e pallatit të drejtësisë nga prokurorë e gjykatës të korruptuar dhe shpresoj e uroj që mos të jetë e largët koha kur drejtësia e pastruar të bëjë atë që nuk janë bërë për shumë vite”

 

Fermerëve, kryeministri u tha se investimet në bujqësi janë shtuar. Por u përsëriti kërkesën që të bashkohen, me qëllim përfitimet me të mëdha.

 

“Kemi inevstuar në bujqësi, qoftë përmes progarmeve tona, apo atyre të BE. Do vazhdojmë të thellojmë investimet që uk janë thjesht thërrime të shpërndara që krijojnë iluzionin e mbijetetës por që nuk sjellin zhvillim. Përsëris që të bashkoheni për t’u zhvilluar. Nuk kam parasysh bashkimin e tipit të vjetër, por për të vendosur çfarë do kultivojmë dhe si do e shesim”

 

Shqetësimit për probleme me hipotekat për tokat në Gjirokastër, kreu i qeverisë u tha se çdo pretendim t’u drejtohen platformës “Shqipëria që Duam”, në mënyër që të marrin përgjigje konkrete brenda 10 ditëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *