Kriza politike në vend, zgjedhja e presidentit, dhe zhbllokimi i ngërçit për zbatimin e reformës në drejtësi janë disa nga temat mbi të cilat Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të flasë në emisionin “Dritare”, përballë gazetares Rudina Xhunga në Vizion Plus.

 

Kreu i qeverisë do të sqarojë dhe të ardhmen e koalicionit dhe marrëdhënien e tij me kreun e LSI-së Ilir Meta. Ndërkohë kryeministri do të shprehet edhe për zgjedhjet në Kavajë por dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 18 Qershor, për të cilat ai ka thënë se do të organizohen sipas afateve të përcaktuara në kushtetutë.

 

Qëndrimet e kryeministrit vijnë në një kohë kur Rama dhe Meta i kërkuan zyrtarisht Partisë Popullore Europiane të ndërmjetësojë për realizimin e një tryeze dialogu me kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Po ashtu kryeminisitri pritet të flasë edhe për lëvizjet e faktorit ndërkombëtar që kanë nisur këtë javë, ku vendi u vizitua njëherësh nga Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders.

 

Një koment Rama do të japë edhe për vizitën e Kreut i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili pritet të ndërmjetësoje një tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *