E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama në Burrel thirrje votuesëve: Mos e votoni Partinë Demokratike

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Burrelit. Gjatë fjalës së tij, Rama u tha qytetarëve se kishin bë gabim që në zgjedhjet lokale nuk kishin votuar kandidaten e socialistëve. Po ashtu Rama duke u ndaluar tek kandidatët e djathtë, u kërkoi votuesëve të mos e votonin Partinë Demokratike, sepse në të kundërt, sipas tij do të ktheheshin tek “oda e burrave të Saliut”.

 

Reklamë

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

 

Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon votën në emër të një Republike të re paguan gjobë në KQZ për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas PD nuk paska gra dhe vajza të denjta për të përfaqësuar Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën, Fierin. Në të gjithë këto qarqe vetëm burra. E çfarë burrash? Ky është muhabet tjetër. Prandaj, ju them të gjitha grave dhe vajzave që mos e votonin Partinë Demokratike.

 

Mos e votonin PD-në dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave. Mos pranoni që sot në shekullin e 21, pasi ne kemi bërë gjithë ato përpjekje për gratë dhe vajzat, pasi ne kemi arritur të pabesueshmen, një qeveri socialistësh dhe progresistshëm me 50% gra dhe 50% burra të kthehemi prapë tek oda e burrave të Saliut. Mjafton kaq që ta refuzoni PD-në. Të gjitha gratë dhe vajzat të votojnë për partinë që lufton për të drejtat e tyre, Partinë Socialiste.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154798526961523/

Vazhdo të lexosh

Reklamë