Rama në Bruksel për negociatat e situatën politike, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare.
Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një sërë takimesh ku në fokus pritet që të jetë çelja e negociatave si dhe situata e vështirë politike në vend. Mësohet se në orën 17:00 kreu I qeverisë do të zhvillojë një takim me shefen e diplomacisë, Federica Mogherini.
Pas Mogherinit, Rama ka planifikuar që të takohet edhe me kreun e KE, Donald Tusk si dhe me Presidentin Jean-Claude Juncer. Takimin me Donald Tusk, Rama do e zhvillojë në orën 18:50 ndërsa atë me Juncker në orën 19:00. Ndersa ne oren 19:30 eshte planifikuar konferenca per shtyp me Juncker.
Vizita e Ramës vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE. Më 18 qershor Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




