Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme (24 nëntor) në Londër, ku është takuar me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe, në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarëve në Britaninë e Madhe shumë herë iu kanë drejtuar gishtin.
Lexo edhe :
Related Posts
Madje siç tha Rama, një politikane britanike i ka quajtur shqiptarët në Londër si pushtues të vendit.
Rama: Ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish, atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe e bërtisnin aty përballë. Edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe. Kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Po vija këtu dhe po bëja bashkë mendimet për të ndarë me ju, mu kujtuan fjalët e politikanes britanike, ish-ministre e Brendshme e këtij viti para pak a shumë një viti. Përpara disa ditësh këtu erdhi bëri një takim, partia tjetër, ajo që nxit të tilla akte anti-shqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin se ishte i gatshëm të shkonte në takim dhe ata su bën më të gjallë.
Ajo zonja doli në Parlament dhe tha se ajo çfarë po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe ishte një pushtim. Na bëri pushtues. U ngritën dhe ca të tjerë dhe na treguan me gishta. Ambasadori ynë këtu është i ardhur me gomone, edhe shoferi që më solli mua këtu ka ardhur me kamion. Shqiptarët e Evropës në Londër, qytetarë të botës.
Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv








