Subscribe

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rrëzimin e rezolutës së një 11 viteve më parë mbi bazën e së cilës u ngritën akuzat për trafikim të organeve njerëzore ndaj ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Rrëzimin e saj dhe pranimin e rezolutës së Shqipërisë që vlerëson se pretendimet e ngritura në raportin e Dicky Marty janë të pabazuara në prova dhe fakte, Edi Rama e quajti se është në nderin e Asamblesë së Këshillit të Evropës të vendosë drejtësinë dhe besueshmërinë ndaj vendimeve të saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj.

 

Paraardhësit e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare në seancë i akuzoi se miratimi i rezolutës së bazuar në raportin e Dicky Marty, në atë kohë anëtar i Asamblesë Parlamentare të KiE-së në 2011 ishte një dështim i politikës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Veprimet tuaja një dekadë më parë kanë shkaktuar në mirëbesim një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare, një shtrembërim i shëmtuar të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, pikërisht duke vepruar për t’i mbështetur ato të dyja. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, aspak. Jam këtu t’iu them që si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, të kësaj Asambleje, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e krimeve të tmerrshme të luftës u kthyen në kriminelë.

 

Viktima e parë e shtrembërrimit të asaj që e quajti një lajm të rremë të ekzistencës së një shtëpie të verdhë në Mat ku bëhej trafikimi i organeve njerëzore, ishit ju – tha Edi Rama – dhe më pas ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmenduar specifikish ish presidentin Hashim Thaçi.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jam këtu për të vënë në diskutim burimin, vetë burimin e infektuar, të neveritshëm që krijoi gjithë këtë valë dhe jam këtu të diskutoj faktin që në akt-akuzën zyrtare që u paraqit një vit pasi ky njeri, jo një njeri i thjeshtë por një president në detyrë, u mbajt në burgim. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme, as edhe një që përmend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore, është një çështje që nuk ekziston.

 

Me gjithë përsëritjen e fjalisë se nuk jam këtu për t’iu akuzuar për gabimin e bërë 11 vite më parë, fjalimi i Edi Ramës u prit me kritika nga disa prej përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike në sallë, më së shumti të vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

 

Mungesë respekti, shtrembërim i drejtësisë, akuza të pashembullta thanë ata, madje e cilësuan Edi Ramën si një politikan që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Pavarësisht këtyre akuzave kryeministri i qëndroi deklaratave të tij duke theksuar se është krenar që mbron të vërtetën e kombit të tij.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem.

 

Asamblesë së KiE-së i kërkoi që ta pranojë në gjirin e saj Kosovën dhe këtë ta bëjë jo për këtë të fundit por për vetë Evropën e cila po përballet me një luftë, atë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *