E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Politikë

Rama në Abu Dabi, takim me Sheikh Muhammed Bin Zayed/ Për çfare u bisedua

I pranishëm në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

 

Rama ka publikuar foto nga takimi, ndërsa shkruan se ata biseduan për luftën në Ukrainë, krizën energjetike si dhe projektet e rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik të Durrësit.

 

“Abu Dabi – Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë