E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Në 2024-ën vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se në 2024, në vitin e gjuhës shqipe janë vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, si pjesë e identitetit kombëtar.

Kryesocialisti shprehet gjithashtu se janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë.

Rama shtoi se janë duke u zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar. Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”, shkruan Rama.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë