Subscribe

Pas një darke informale me shefin e diplomacise europiane Jozef  Borrel dhe lideret e rajonit, kryeministri Rama bëri të ditur se Shqipëria është gati të ndryshjë kurs, në rast se nuk ka një sinjal pozitiv për celjen e negociatave për anetarsimin në Bashkimin Evropian.

 

Do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare.Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata.

 

Duke u ndalur tek marrdhëniet Kosovë -Serbi, kreu i qeverisë sqaroi qëndrimin e se Shqipëria do të mbështesë Kosovën në rast aplikimi në Këshillin e Evropës.

 

Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të patur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt.

Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!

 

Sa i përket nismës Ballkani i Hapur, Rama tha se pritet që edhe Mali i Zi të bëhët pjesë dhe se cdo vend tjetër që refuzohen të bashkohet është thjesht humbje kohe, pasi bashkëpunimi është synimi i përbashket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *