E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ndan pamjet nga Vlora: Po bëjmë gati projektin për “Lungomare 4”

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale (Facebook) pamje nga Lungomare 3, që po ndërtohet në zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës.

Kryeministri Rama thekson se po punohet edhe për projektin e Lungomare 4.  Siç shkruan Rama, projekti do të përfshijë edhe zonën e Orikumit.

“Mirëmëngjes dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

&

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë