Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për PS në 25 prill.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të vijohen punët e nisura. Kreu i qeverisë nuk kurseu sulmet dhe ironinë për kandidatët e opozitës.
“Të ecim përpara se nuk ka kohë tani për t’u marrë me Palokën, me Gon Dukën, me Dash Shehin, me Gridaren, nuk ka kohë për të humbur me ata që i kemi parë e stërparë dhe e kanë çuar vendin gjithmonë mbrapa. Nuk mundet Shqipoëria të bëhet peng i maktheve të Berishës dhe Ilir Metës. Do të jemi në përpjekje për të mbrojtur shqiptarët nga të gjitha çufitë që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt pë rata që nuk meritojnë një shans të dytë, jo më të pestë. T’i japësh Ilirit shansin e pestë, t’i japësh Saliut shansin e pestë, është ta kthesh Shqipërinë për herë të pestë. Mos e kurseni mbështetjen për ne që të mos kursejmë asgjë për ju.”





