Subscribe

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas qëndrimit të liderëve të BE, të cilët nuk arritën në një marrëveshje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është shprehur se nga ana jonë është bërë përpjekja maksimale.

 

Sipas tij detyrat ne i kemi përmbushur me sukses, dhe nga reagimet e shumë liderve të BE-së kam marrë konfimrimin se vendimi nuk lidhet me Shqipërinë por me çështjet e brenshme të BE-së.

“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon aatë që kemi merituar këtë nuk e them unë, por tani më e ka thënë jo vetëm me shkrim KE por e keni dëgjuar që të thuhet edhe nga një pjesë e madhe e kryeministrave të BE-së dhe nga Kancelarja e Gjermanisë. Dua të them se kam marrë një numër të kosiderueshëm mesazh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës, dhe nëse duam që të shikojmë në sy të vërtetën është ajo që unë kam thënë prej kohësh duke e parë nga të gjitha drejtimet se procesi po shkonte drejt një qasje përplasje mes Gjermanisë dhe Francës. Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për të pasur një pikë kompromisi, në mënyrë të përsëritur në takimet e fundit mes Merkel dhe Macron kjo çështje është diskutuar nuk ka pasur asnjë hapje nga ana e tij në lidhje me atë që dëgjuar ju pas konferencës së shtypit pas vendimit. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, kërkon një reformim të brenshmen dhe transformim të vetë procesit të integrimit madje deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit një ndërveprim me ballkanin perëndimor, që sipas Macron nuk mund të vijohet me të njëjtën formë që është bërë deri më tani.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij për mediat shefi i qeverisë është shprehur se mosarritja e konsensusit nga lideret e BE-së nuk ka të bëjë me detyrat që na ishin ngarkuar ne por për çështjet  e tyre të brendshme.

 

Kemi marrë një refuzim nga BE por thjesht ishim në një faze që BE ka në plan të parë çështje të tjera, ndërsa ne do të vijojmë me zbatimin e reformave që i duhen vendit.

 

 

“Mosarritje e konsensusit të vendeve anëtarëe është për çështje të tyre dhe është e tepërt që i shtohen bishta kësaj që i shtohen siç është çështja e azilantëve. Në këtë situata jo ne dhe Maqedonia e veriut por secili nga vendet që është sot në BE nëse do të ishte në një status të tillë nuk d o të merrte një përgjigje pozitive. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave, por asgjë më shumë se kaq, rruga jonë është e njëjta ajo që kemi bërë deri më tani i kemi bërë dhe do të vijojmë ti bëjmë për vendin tonë. Nëse kemi bërë një reformë në drejtësi, që në shumë vende nuk e kanë fare dhe nuk është kërkuar një gjë e tille, por e kemi bërë sepse është gjëja e duhur për popullin dhe vendin, ashtu siç do të vijojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën Po të bundestagut, për reformën Zgjedhore sipas OSBE-Odihr dhe ne pritje të plotësimit të gjykatës kushtetuese. Do të vijojmë me atë që ka të bëjë me atë pikë për pikë funksionimin më të mirë të shtetit dhe të institucioneve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *