E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: “Minishengeni” nuk ndalet, Kosova herët a vonë do ulet në tryeze

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social facebook duke mos kursyer kritikat për qëndrimin e Kosovës mbi projektin e shengenit ballkanik.

Ndërsa për të gjithë ata që e kanë sulmuar personalisht si tradhtar, Rama ka sqaruar se qëndrimi i tij mbi njohjen e Kosovës nga Serbia nuk ka ndryshuar.Minishengeni sipas shefit te qeveise duhet lexuar si një mundësi shumë e mirë përfitimi për të gjitha vendet e rajonit.

 

Deri dje, pa u hapur ky proces që sharjet, mallkimet e fabrikimet harrojeni se e ndalin, Shqipëria dhe Kosova s’kishin asnjë shans që ta hapnin kufirin mes tyre. Zero! Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe “vëllau serb”, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e “Shqipërisë së madhe”.

Reklamë

 

Kryeministri është shprehur optimist se bisedimet për bashkëpunimin rajonal, do të vijojnë me formimin e qeverisë së re të Kosovës.

 

Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ua shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s’ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju.

 

Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e sulmoi Edi Ramën për taksën ne rrugen e kombit duke thënë se i ka kushtuar Kosovës mbi 13 milionë euro në vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë