Subscribe

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte ka zhvilluar një takim përmbyllës elektoral me mbështetësit e PS-së në Himarë.

 

Në fjalën e tij  shefi i qeverisë nuk ka kursyer sërish akuzat ndaj kreut të shtetit Ilir Meta ku ka theksuar se nuk e di se çpo bën me dekretet e tij.

 

“Ato që sot janë nisur për tu hedhur në greminë, ato kur kishin në dorë drejtimin e vendit kanë gabuar me qëllim, kanë hedhur firma me qëllim, dhe ndaj sot janë të tmerruar nga zbatimi i reformës në drejtësi, dhe vazhdojnë ti kundërvihen me një orvatje që do të hyjë në histornë e vendit tonë, i gjithë ky vit. Që nga Haxhi Qamili e deri te Haxhiqametaj që e kemi sot në zyrën e presidentit. E kam treguar dje se si baba Haxhi Qamili kudo shkonte mbante vulën në xhep, dhe në vulën e tij shkruhej “kompani kafeje import dhe eksport”, por ai nuk e dinte çfarë shkruhej në të Baba Xhikja e di çfarë është vula po se di çfarë janë dekretet. Haxhiu i vjetër e dinte se çfarë vuloste, por ky nuk e di. Vulat e tij janë vulat e dështimit, që dje ai i ka zyrtarisht selinë në zyrën e presidecës, që dje u pa se si karnavalët hynin e dilnin nga zyra e tij një nga një.”

 

Gjithashtu nga Himara, Rama ka komentuar dhe sulmin që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës, ku është djegur KZAZ nr 16, ku ka reaguar dhe në lidhje me letrën që presidenti Meta i ka dërguar kryeministrit.

 

“Të mjerët e mbrëmjes së të enjtes mbrëpshëm që dolën si mjeranë dhe dogjën KZAZ në Shkodër janë në pranga dhe do të akuzohen për shumë vepra, do të mbeten ,brenda dhe jo vetëm kaq ato do të mbeten brenda nuk do të ikin më as në Mal të Zi as Greqi as në Itali, askund. Sepse kriminelët e zgjedhjeve nuk mund të tolerohen.  30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën, dhe jo më dekret pas dekreti i baba Xhikes. Babaxhikja që më kishte çuar dhe një letër mbrëmë, një letër dashuri, pasi u dogj KZAZ e Shkodrës, dashuri me kod që reflektoni se çfarë po ndodh. Kujtonte dhe Ramiz Alinë kur i shtyu zgjedhjet, ai i shtyu zgjedhjet sepse e kishte gjithë popullin në rrugë, por sot ku Bujar Nishani krahasuar me Metën na duket si Xheversoni, edhe Ramiz Alia na duket hero. Por atij i ishin ngritur i gjithë popullit, po ktu çfarë populli është ngritur ai i kryebashkiakëve të PD-së në disa bashki. Luli e Monika dalin e akuzojnë qeverinë dhe ministrin Lleshaj se sulmi në KZAZ e Shkodrës është inskenim i jonë. Pse unë binda birin, punonjësit e Zefit që të sulmojnë KZAZ pra ne organizuam sulmin mbi policinë me policinë. Këta janë ata që për 30 vjet ja kanë dalë të mashtrojnë, por 30 qershori është fundi I qershorit të kësaj maskarade. Ramizi ku dilnin cetat më humbamene të enverizmit ku nëpër cepa me foton e Hoxhës përpiqeshin që të ndalonin cunamin, aq do ta ndalojnë këta dallgën që do të vijë me 30 qershor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *