Subscribe

Kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta nga Saranda.

 

Gjatë një takimi elektoral, Rama tha se kreu i shtetit po bën fushatë me subjektet e OFL.

 

Ai nuk la pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha si edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

“Saliu dhe partia e tij, partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës, Metës që është President i Republikës për të gjithë ne. Ka vendosur kandidaturën në Vlorë dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Mbledh këtu bashkë me Leskon e famshëm të fuqive të rakisë. Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hijenash. Edhe nga ana tjetër pa harruar që të mos lërë 2 gurë bashkë për të nxitur sa më shumë rrëmujë konfuzion pasiguri duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë, deri te nxitje e aktivitetit jetik të trafikut ajror të Republikës së Shqipërisë pa dashur tja dijë për pasojat. Bllokimi i vaksinave ka qenë një nga goditjet më të forta. Nga bllokimi i njerëzve deri te bllokimi i arkivolëve. Ky është Ilir Meta, kandidati i opozitës në Qarkun e Vlorës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *