E shtunë, 19 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama mesazh opozitës: Me ne jeni të humbur

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk i pati votat për të mbyllur lojërat e fatit gjatë operacionit “Fundi Marrëzisë”.

 

Në një takim të mbajtur në Lushnje me gra dhe vajza të prekuara nga pasojat e bixhozit, Rama tha se janë përgjysmuar kompanitë e përfshira në baste.

 

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi që tu përgjigjej edhe akuzave të opozitës për shtimin e lojërave të fatit. Ai tha se kompanitë nuk janë shtuar por janë formalizuar.

 

Duke u ndalur tek pasojat, Rama tha se mbi 70% e personave të prekur ngabixhozi janë të prekur nga stresi.

 

Ai deklaroi se për të gjithë të papunët që do dalin nga mbyllja e aktiviteteve të lojërave të fatit, qeveria ka hartuar projekte trajnimi për t’i rifutur sërisht në punë.

 

Por karahas ketyre deklaratave, Rama nuk i kurseu akuzat ne drejtim te opozites. Rama tha se opozita është e humbur përballë PS në çdo zgjedhje. Ai tha se opozita edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marrë përgjigjen e merituar.

 

Sipas Ramës, opozita do të paguaj në gjyqe çdo qindarkë për çdo akuzë të bërë në drejtim të qeverisë.

Më shumë video