Partia Socialiste merr mandatin e katër qeverisës kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar, ajo që diskutohet është nëse numri i mandateve do të jetë 82 apo 83.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, gazetari Armir Shkurti tha se nuk është aspak i surprizuar nga ky rezultat, pasi gjithçka pritej.
Sipas tij që të mundësh Edi Ramën duhet të bësh më mirë se kaq.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si tu duk e gjithë kjo shpërndarje mandatesh?
Shkurti: Kjo është një kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar. Një rezultat i pritshëm për mua. Sepse kam thënë, them dhe do të vazhdoj të them se më mirë se Edi Rama e bën Edi Rama. Nëse do të heqësh Edi Ramën duhet të ndryshosh fokusin. Duhet të thuash që në Shqipëri duhet të shembësh oligarkinë. Më vjen keq nga partitë e tjera. Të gjithë kanë sjellë programe elektorale, për mua partitë me elektorat minimalist duhet të sillnin programe minimaliste.