Kryeministri Edi Rama mblodhi një një takim mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se e kupton plotësisht shqetësimin e tyre, madje ndan të njëjtin qendrim sa i përket burgosjes së Erion Veliajt e cila është e padrejtë, por askush sipas tij nuk duhet të përsërisë më aktin e protestës para një institucioni siç është SPAK.
Sipas tij çdo punonjës përfaqëson një institucion të caktuar dhe nuk duhet të protestojë në oborrin e një institucioni siç është SPAK i cili i përket një pushteti të pavarur.
“Të dashur punonjës të Bashkisë së Tiranës, e kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerë njerëz të prekur, të lënduar, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e Gjykatës Speciale për të protestuar ditën që kryetari i Bashkisë u la në burg pa gjygj. Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim sado i pafajshëm që nuk duhet të përsëritet më, as nga ju e as nga askush që punon në institucionet shqiptar. Secili nga ju përfaqëson një institucion kyç, që nuk duhet të shfaqet në institucionin e pavarur të drejtësisë. Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Sa i takon ndërprerjes pa gjygj të kontratës së kryetarit të Bashkisë, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo këmbanë bie për ata që duan të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit por ende jo me atë të të pandehurit, çka është e papranueshme, e çka është e pashpjegueshme për të gjihë ata çerek e ca milionë qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë që të rrijë në zyrë e jo të mbyllet brenda pa gjygj. Por ashtu siç ne e transformuam Tiranën nga një ferr mbi tokë në një qytet europian, me vizion e kurajo shumë të madhe, ashtu ne kemi vendosur të transformojmë edhe drejtësinë në Shqipëri. Ashtu siç shëmbem ngrehinat e shëmtuara që kishin varrosur parqaet, ashtu shembëm arkitektuar arkitekturën e vjetër të Reformës në Drejtësi. Me vetingun pastruam një pjesë të drejtësisë, të cilëbn e trashëguam”, tha Rama.





