Subscribe

3 vjet pas miratimit te reformes ne drejtesi vetem 27% e gjyqtareve dhe prokuroreve e kane kaluar procesin e vetingut, nderkohe qe nga institucionet e reja nuk eshte ngritur ende inspektori I larte I drejtesise e byroja kombetare e hetimit.

Por pavaresisht ketyre vonesave, kryeministri Rama ka shfrytezuar nje takim ne burgun e grave per te mbrojtur reformen ne drejtesi, duke vene ne dukje se zbatimi I saj kerkon kohe.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

“Ndaj atyre që do ta kishin merituar 1 mijë herë më shumë se ajo që këtu ka bërë krimin më të rëndë, që të ishin ata në burg. Ata me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që kanë shkelur dhe rishkelur të drejtën e njerëzve të zakonshëm. Kundërvënia ndaj tyre, pastrimi ndaj tyre në sistemin e drejtësisë është një gur themelor që ndryshon rrjedhën e historisë, por natyrisht që kjo është një rrugë më e gjatë se durimi i njerëzve dhe është një rrugë që shtrohet me durim të madh, hap pas hapi.

 

Shefi I qeverise I ka njohur vajzat dhe grate qe vuajne denimin me aministine qe parlamenti do te miratoje ne fund te muajit janar , nga e cila perfitueset kryesore jane pikerisht ato.

 

 

Me vjen  mire që gjysma do lirohen menjehere dhe gjysma do perfitojne uljen e 1/3 te denimit. Mbase kjo nuk eshte shume korrekte per tu thene publikisht por une kam bere shume debat me ekipin e amnistise sepse do kisha dashur te kishte pasur me shume ulje per ju qe kenni kryer krime shume te rende, jo per krimn e vrasjes se burrave por per arsyen qe une besoj shume fort se nje grua rri ne ate strehe pertej faktit qe kryen nje krim te rende. Ka 1001 arsye e plage ne mendje dhe shume kujtime te hidhura ne trup që  cojne ne ate pike.

 

Kryeministri ka premtuar  mbeshtetje per keto gra edhe pasi te lirohen nga burgu

 

Ju e e dini qe une e kam nje pune tjeter, qe une jam piktor dhe pashe nje piktur aty ne cep te murit qe eshte kryeveper. Ne momentin qe nje pikture e imja do shitet, do ta blej ate aty sepse eshte nje kryeveper, jo per bamirësi.

 

 

Nga 56 gra qe vuajne  denimin ne burgun e Tiranes, 28 prej tyre do te lirohen nga aministia e 28 te tjera do te perfitojne uljen e gjysmen se denimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *