Por lideri i opozitës i ka kujtuar Kryeministrit se vepra e hidrocentralit te Banjes është merite e qeverisjes se Partisë Demokratike. Ndersa përgëzoi kompaninë “Statkraft”, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama u shfaq si nje noter province. Kryedemokrati i kërkoi Rames te tregoje se sa është volumi i investimeve, qe ka sjelle ne Shqipëri gjate tre viteve.

Sot është një ditë përgëzimi për kompaninë Statkraft e cila ka përfunduar veprën e parë të projektit “Hidropower Devoll”në hidrocentralin e Banjës. Është një ditë përgëzimi për një kompani e cila në vitin 2009, falë vizioni, planit dhe programit të qartë të qeverisë së Partisë Demokratike për energjitikën në vend, u kthye në investitorin më të madh të huaj në Shqipëri, në një sektor strategjik, siç është sektori i energjitikës.
Sot, Edi Rama u mburr sikur të ishte noter province sepse i paska rregulluar kontratën investitorit.
Se sa investime ka bërë Edi Rama e dinë të gjithë. I thoni Edi Ramës të zbresë volumin e investimeve të “Hidropower Devoll”, të zbresë volumin e investimeve të TAP-it dhe të na tregojë sa është shifra e investimeve që ka sjellë në Shqipëri në këto 3 vite.
Është 10 herë herë më e vogël vit për vit se sa viti më i keq i investimeve në 8 vite paraardhëse. Dhe pse vjen kjo?!
Sepse ai është përkujdesur dhe ka mbështetur vetëm investimet e klientëve të tij që po zaptojnë gjithcka nga veriu në jug, nga bregu i detit në majat e maleve.
Investimet e tij të vetme janë fasadat, gjysma e parave të të cilave përfundojnë në xhepat e klientëve të tij. Dhe bumi i investimeve të tij është droga, është kthimi i Shqipërisë në një plantacion gjigand droge.
E vetmja gjë që do të kishte qënë e pamundur pa Edi Ramën është kthimi i Shqipërisë në një hambar droge dhe lidhja e paktit me mafien e plehrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *