Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Rama mbron “Xhafajn”: Lufta ndaj korrupsionit e pakthyeshme. S’presim opozitën, në BE brenda dekadës

11 Dhjetor 22:07

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë edhe një herë tjetër se Partia Socialiste nuk po kërkon të pengojë reformën në drejtësi përmes komisionit “Xhafaj”, duke hedhur poshtë kështu akuzat e opozitës.

“6 muaj shkuan dëm. Xhafaj dhe Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK. Kur përmend SPAK, ka shumë forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje. Dua të kujtoj për të gjithë duke filluar nga miqtë tanë. Çfarë nuk të vret, të forcon, le të konsiderohen akuzat si hudhra që do të pengojnë syrin e keq. PS, forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa këtë forcë dhe pa bindjen dhe vullnetin e PS, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë, nuk do ta bënin dot të mundur reformën në drejtësi”, tha Rama.

“Një projekt që u shoqërua me hezitime dhe mëdyshje dhe me një spekulim të shfrenuar mbi qëllimet e tij ende pa u bërë publik qoftë edhe njqë dokumentacion të etëm. Koha po provon dhe do të provojë të kundërtën, ashtu siç po ndodh me reformën në drejtësi. Ne jemi angazhuar të ndërtojmë një projekt që ka në themel vizionin afatgjatë, përkushtimin ndaj njerëzve për transformime të reja shtetndërtuese në vendin tonë”, deklaroi Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Që qeveria të përmbushë ambicien për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, ambasadori Gonzato përsërit detyrën kryesore për vendin tonë:

“Nuk kemi nevojë të shpikim rrotën nga e para në këtë drejtim, rruga është e qartë. Kemi angazhuar ekspertët tanë në këtë komision që të ketë koherencë, sa i përket sektorit të drejtësisë. Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë parimi, Shqipëria është angazhuar qartë, të vazhdojë të forcojë pavarësinë e magjistrastëve për të siguruar llogaridhënien në të gjitha nivelet dhe dhënie të drejtësisë për të gjithë”, u shpreh Silvio Gonzato, ambasador i BE në Shqipëri.

Në rrugën drejt BE, Edi Rama deklaroi se nuk do ta presë opozitën për bashkëpunim politik.

“Ne nuk do të presim askënd sepse nuk mund ta presim, dot. Në rastin më të keq ne do të presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që ne nuk jemi duke fshehur diçka. Por forcë tjetër ne nuk presim. E di që ky është një problem, është një minus. Është korrekte klima politikle, por midis dy zgjedhjeve që ne të presim një bashkëpunim që ne e dimë që nuk do të ndodhë dhe të humbasim kohë, dhe ndërkohë të fitojmë çdo minutë, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë”, shtoi kryeministri.

Nën qeverisjen socialiste, kryeministri Edi Rama garantoi thellim të reformës në drejtësi, duke goditur më tej korrupsionin dhe krimin e organizuar. /vizionplus.tv

Posted Under:
Politike
Tagged:
Edi Rama gonzato Vizion Plus Xhafaj

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.