Subscribe

Ndërtimi i një kulle, si pjesë integrale e projektit të stadiumit të ri kombëtar, nuk konsiderohet sakrilegj nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, kreu i qeverisë solli shembuj të stadiumeve të shumta në botë, pjesë e të cilave janë edhe kullat.

“Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar që në fillimvitet në shekullin e kaluar. mjafton të shikosh “Olimpia Stadium” me dy kullat e veta, atë të Firences, dhe plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë kullën si element. Kulla në këtë rast nuk është spekulim për të fituar metra katrorë. Po të bëni llogari me metra katrorë që ka kulla, janë të justrifikuara. Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti si element ikonik i stadiumit të ri, që reflekton raportin e arkitektit dhe studios në tërësi dhe ansamblin në veçanti dhe e bën më tërheqëse.”

Kryeministri siguroi se nga arka e shtetit nuk do të harxhohet asnjë lek për ndërtimin e këtij stadiumi.

“Stadiumi sot vlerësohet të kushtojë 50 mln euro. punimet me siguri do kërkojnë me siguri edhe financim shtesë, këta teologët nga kush presin të ndërtohet Stadiumi? Qeveria? Kurrën e Kurrës, e pamundur. E vetmja mundësi është ajo Partneriteti Publik Privat, ku një kompani e identifikuar nga FSHF, që hyn në partneritet, kompania investon 40 mln euro, UEFA përmes FSHS, projekti ka shkuar në UEFA para se në KKT, dhe nuk ishte as rastësi kur një përfaqësues i UEFA-s dha vlerësimin maksimal dhe më pyeste se a do realizohet se është stadiumi më i bukur i Europës.”

Sipas kryeministrit, stadiumi i ri kombëtar, do të ruaj të gjithë ansamblin urbanistik.

“Të gjithë njerëzit e sportit e duan aty. Ketë e do edhe logjika urbane dhe sociale e qytetit. Flasim për një monument kulture në mënyrë shumë abstrakte, pa pasur parasysh se ca është stadiumi “QS”, që është një qendër e mjeruar tregtare, gërmadhë, është turp mu në mes të kryeqytetit dhe turp potencial për vendin tonë, që më kujtohet shumë mirë takimin e parë që kisha me presidentin e FSHF që çonte ekipin e tij në kohë paqe të luante jashtë vendit. Është jashtë çdo standardi për të bërë një ndeshje.”

Ndërtimin e stadiumit të ri kreu i qeverisë e konsideroi ndërtimin e stadiumit si të domosdoshëm. Ai garantoi se fasada e stadiumit ekzistues nuk do ë preket, pavarësisht nëse do të jenë të dukshme ose jo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *