E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS, në fokus zgjedhjet e brendshme të partisë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme, 21 mars, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Asambleja do të nisë punimet në orën 10:00 në “Meliá Durrës”.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për t’ia lënë fjalën më pas kryeministrit Edi Rama.

Axhenda parashikon një sërë diskutimesh për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Çdo dy vite, socialistët mbajnë zgjedhje për strukturat e larta drejtuese, me qëllim riorganizimin e partisë nga qendra në bazë.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh