Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e dielë e 17 marsit Asamblenë e Partisë Socialiste.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema raporton se socialistët do të mblidhen në Melia Resort, në Gjirin e Lalëzit.

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pritet të jenë në fokus të diskutimit.

Asambleja do i nisë punimet në orën 11:00, ku fjalën hapëse do e ketë kryeministri Edi Rama.

Në asamblenë e fundit që kryeministri Edi Rama mblodhi pak muaj më parë, Rama ka kërkuar nga të vetët futjen e sa më shumë emrave të rinj në parti, ndërsa rienergjizimi i PS ka qenë fokusi i takimeve të fundit që kryeministi ka zhvilluar me strukturat./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *