Subscribe

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Prishtinë, ndërsa tregon arsyen e vizitës së tij dy ditore.

 Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë sqaroi se ai ka shkuar në Kosovë për të mësuar lidhur me aktakzuën nga Prokuroria Speciale për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai e konsideroi aktakuzën si “njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë”, duke besuar kështu në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”, shkruan shefi i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *