Subscribe

Qeveria shqiptare ka nënshkrua memorandum bashkëpunimi me 5 univseristete publike e private, me qëllim zhvillimin e projektit “100 fshatrat”. Qëllimi është asistenca ndaj të gjithë të interesuarve për të marrë projekte për transformimin e zonave rurale ose shtëpive të personave të veçantë.

 

Kryeministri Rama theksoi se zhvillimi i agroturizmit në mëyrë të veçantë, konsiderohet si tërheqje drjet fshatit të investitorëve vendas e të huaj, nga ku do të çlirohen energji të pashfrytëzuara më parë.

 

“Në të gjithë zonat që kemi ndërhyre në kuadër të këtij projekti ka pasur një rritje te konsiderueshme të turisteve. Besoj se turizmi dhe agroturizmi janë instrumenta të rëndësishëm drejt terheqjes se turisteve, sidomos atyre të huaj. Sot ne po bëjmë realitet një ndërveprim të munguar mes qeverisë dhe botës akademike. Ne duam që ky program të vëjë në lëvizje edhe emigrantet shqiptare që kanë ikur nga fshati e që mund të risjellin investime në zonat e tyre jo për bamirësi por në fund të fundit si një instrument që mund ti sjelli atyre te ardhura dhe fitime.

Bashkëpunimi me botën akademike, për kreun e qeverisë bën realitet një ndërveprim të munguar më parë. Qëllimi është shfrytëzimi i ideve dhe eksperiencës së pedagogëve, por edhe studentëve veçanërisht në fushën e arkitekturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *