Edi Rama e kërkon mandatin e tretë qeverisës për të çuar përpara Shqipërinë dhe për të qenë kryeministri i të gjithëve.

 

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Rama sqaroi se këtë synim nuk e ka për rekorde personale.

 

“Dua të jem kryeministër i të gjithëve. Mandati i tretë nuk është personal. Nuk po luftoj për rekorde. Mandati i tretë nuk është për mua personalisht, është kyç për Shqipërinë. Është diçka që është jetike për rrugën e vendit. Nëse ka diçka që lidhet me mua personalisht, është që unë duhet patjetër të tejkaloj veten dhe të jem kryeministër i të gjithëve jo thjesht në punën që bëj, se unë nuk i ndaj shqiptarët majtas-djathtas kur bëhen shtëpitë, bie tërmeti, kur bëhen vaksinat, por kryeministri i të gjithëve edhe në qasje, edhe në gojë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Gratë e këtij vendi, që kanë një barrë shumë të madhe, nuk e meritojnë që ta fillojnë mëngjesin në orën 7 me Bashkimin dhe të gjitha klithmat që dëgjohen në telefon, ta vazhdojnë me konfliktin dhe konferencë për shtyp me baltë e me gurë, pastaj t’ju ngecë dreka në fyt kur dëgjojnë Parlamentin dhe në darkë të terrorizohen nga gjithë helmi që shpërndahet nga klubet mediatike. Jua kemi borxh njerëzve një lehtësim të barrës.”

 

Sa i takon aeroportit të Kukësit, shefi i qeverisë tha se do të jetë një histori e madhe suksesi. Brenda pak ditësh, shtoi ai, do të kryhen fluturimet simbolike, ndërsa do të vijohet me fazën e certifikimit ndërkombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *