E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Luli pret që unë të largohem nga jeta që të bëhet kryeministër

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte një nga politikanët e sulmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në Parlament.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë u shpreh me ironi se e vetmja mënyrë sesi Basha mund të bëhet kryeministër është që ai të ndërrojë jetë.

 

“Luli është në pritje që biologjia të kryejë rrotacionin. Pra, për arsye biologjike, moshe apo goditjesh në sistemet e mia të frymëmarrjes, të qarkullimit të gjakut, unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër. Vizioni është i qartë, Rama ik, program s’ka, strategjia është prit biologjinë. Ndërkohë bëj hajgare me aritmetikën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë