E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: LSI, magazinë private që shet dokrra dhe blen vota

Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryeministri Edi Rama e quajti një magazinë private që blen vota.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, shefi i qeverisë, duke komentuar listat e tri partive kryesore, për LSI tha se ka bërë pjesë subjekte të SPAK dhe OFL.

 

“Për listën e LSI nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK dhe OFL, nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që nuk i përkasin këtij kategorizmi, por janë një enturazh rreth karkalecave të tiganit të Monikës. Është afirmim i një katandie keq e më keq të një partie që ka luajtur rol në proceset demokratike, por sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit dhe shet dokrra e blen vota.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë