E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Ligji “Anti-KÇK”, i frymëzuar nga dashuria për vendin

Kryeministri Edi Rama shprehet se ligji “Anti-KÇK” i miratuar së fundmi nga qeveria është frymëzuar nga dashuria për vendin dhe vullnetin për të shkatërruar krimin.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë ka shënjestruar të gjitha ata që kundërshtojnë këtë akt normativ, duke theksuar se mes krimit dhe qeverisë, ata zgjedhin krimin.

 

“Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët! Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafian apo terrorizmin. Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit.”

 

Paketa “Anti-KÇK” ka për qëllim të luftojë kundër krimit të organizuar. Zbatimi i këtij akti normativ ka nisur të hënën, ku Operacioni Forca e Ligjit ka dalë në terren për të sekuestruar dhe hetuar pasurinë e atyre që nuk e kanë vërtetuar.

Vazhdo të lexosh