E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama kritika kryebashkiakëve

Qeveria është e vendosur per realizimin e projektit te100 fshatrave. Në takimin me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat duke i bere ata përgjegjës per lënien ne harrese te zonave rurale. Per te përforcuar ketë pretendim, shefi i qeverise tha se vitet e fundit numri i projekteve që kane ardhur nga bashkitë,  ka qenë shumë herë më i vogël në krahasim me numrin e bashkive.

 

Kryeministri dha lajmin e mire per te gjithë fermerët e interesuar per zhvillimin e  agroturizmit. Sipas tij ne vjeshte do te nise financimi nga fondet e Bashkimit Europian.

 

Rama nuk la jashtë vëmendjes edhe problemin e mbetjeve urbane. Ai u bëri thirrje kryetarëve të bashkive qe te bëjnë me shume per mbajtjen paster te territorit qe administrohet prej tyre.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video