E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama kritika bashkive: Merrni masa për fatkeqësitë natyrore

Ministria e mbrojtjes ka prezantuar projekt-ligjin e ri për mbrojtjen civile, i cili përcakton qarte tashme te gjithë përgjegjësitë dhe masat qe do duhet te merren ne rastet e fatkeqësive natyrore.

Ministrja Xhaçka dhe kryeministri Rama e vunë theksin tek marrja e masave ne kohe nga institucionet e jo kur mbërrijmë përpara faktit te kryer.

 


Edi Rama: 

Reklamë

 

Këtu sfida mbetet e përditshme jo momenti kur emergjenca shfaqet. E përditshme si një përpjeke e vazhdueshme për parandalimin, për prekjen dhe kurimin e te gjitha pikave te dobëta dhe lidhjen e te gjitha hallkave te një zinxhiri qe duhet te na garantojë uljen e vazhdueshme te riskut.

 

Ne projekt ligjin e ri parashikohen dhe masa ndëshkimore për te gjithë institucionet qofshin shtetërore apo private, qe nuk kane një plan te emergjencave .

 


Edi Rama: 

 

Planet për Emergjencat civile do te jene tashme te detyrueshme edhe për institucionet shtetërore edhe për subjektet private ne sektorët e shëndetësisë, arsimit, turizmit, mjedisit dhe kjo do te lidhet me sanksione te qarta për çdo institucion apo subjekt privat.

 

E ne fund, Rama nuk kurseu dhe kritikat për bashkitë.

 


Edi Rama: 

 

Nuk mund dot qe njësitë e qeverisjes vendore te jene te pavëmendshme dhe jo vetëm te pavëmendshme por nga njëherë edhe te papërgjegjshme njësoj si je pronar i një lokali dasmash.

Më shumë video

Reklamë