Subscribe

Mëria e Edi Ramës ndaj Dritan Lelit është aq e thellë sa kryebashkiaku i Vlorës ishte i paftuar në konferencën ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.

 

Edhe pse qëllimi ishte e ardhmja zhvilluese e qyteteve bregdetare, Dritan Leli u la jashtë mjediseve të teatrit “Petro Marko” dhe qarku i Vlorës u përfaqësua me kryebashkiakët e Himarës dhe Sarandës.

 

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal te rëndësia e mjedisit të pastër, detyrë që sipas Edi Ramës nuk është përmbushur nga Dritan Leli aq sa një vit më parë e quajti modelin e shëmtuar të abuzimit me mjedisin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Meqe e fillova me një shembull, po e mbyll me një shembull për të thënë sesa e rëndësishme është pastërtia dhe sa e rëndësishme është rezatimi i të bukurës. I them këto sepse vlonjatët, sidomos vlonjatët duhet të kuptojnë që kanë diçka shumë të rëndësishme në dorë, në raport me ekonominë e tyre. Mos hedhin plehrat përtokë, gjithë shqiptarët, patjetër, por them për vlonjatët për shkak se këtu potenciali është i jashtëzakonshëm siç është në Durrës, siç është në gjithë bregdetin dhe për të ndërtuar një turizëm të suksesshëm nuk mjaftojnë shtretërit, nuk mjaftojnë muret e bukura, nuk mjaftojnë rrugët e bëra mirë, nuk mjaftojnë palmat dhe ndriçimi, por duhet kryesori që është: I zoti i vendit dhe i zoti i vendit është banori. Nëse e konceptojmë qytetin si shtëpinë tonë dhe nëse kur dalim nga muret e shtëpisë ndjejmë të njëjtën përgjegjësi ndaj pastërtisë njësoj si brenda murit të shtëpisë, askush nuk i hedh plehrat në kuzhinë, i hedh në kosh dhe i nxjerr jashtë, por çdokush duhet ta kuptojë që kur del jashtë e hedh plehrat përtokë, në atë moment i ka hequr qytetit, nuk di ta bëj me shifra, por me siguri i ka hequr qytetit disa lekë të ardhura. Në atë moment ka përzënë nga qyteti çdonjërin nga turistët që do ta shikojnë atë plehrën që ai ka hedhur përtokë dhe të gjithë së bashku me plehrat e hedhura përtokë kanë kryer gjatë gjithë ditës aktin e përzënies nga qyteti për herën tjetër të të gjithë atyre që i kanë parë ato plehra dhe të cilët, kur kthehen thonë “deti shumë i bukur, rëra shumë e mirë, dielli fantastik, gratë dhe vajzat kryevepër, por burrat për t’i marrë e për të mos i parë më kurrë” sepse kjo është e vërtetë, përveç të tjerave, por le të mos ta themi këtu se kemi dhe komshijtë që janë burra më të mirë se ne. 

 

 

 

Në vëmendje solli investimet e ndërmarra nga qeveria në Vlorë, si ai i Lungomares, që ndikoi në rritjen e vlerës së pronës private.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Flitet për Lungomaren në aspektin estetik, në aspektin e kënaqësisë që krijon ajp hapësirë por në fakt, përtej asaj që duket, në atë zonë kanë ndodhur dhe disa gjëra që nuk duken dhe gjëja më e rëndësishme është që njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot. Pra, ai investim i bërë për ato hapësira i ka bërë njerëzit më të pasur. Pasuria e tyre e patundshme sot është rritur në nivele që as nuk mund të imagjinohej kur zona e Lungomares ishte një zonë e mbushur me gropa, me baltë, me makina që parkoheshin rrëmujë, me plot nga ato dyqnanet e katit të parë që ishin thjesht vitrina me lajmërimin për shitje, por që nuk i blente askush dhe ndërkohë sot është dicka krejt tjetër. Sot, unë po e përsëris, është dicka që e kam thënë dhe më parë, mund të duket çudi, por në Kume kur deri para pak kohe futeshe me cizme, nuk është e largët dita madje është cështje, mendoj unë, e pak vitesh kur ato shtëpi do jepen me qera për pushuesit, kur ata që banojnë në ato shtëpi gjatë gjithë sezonit të verës, të kënë nëpër shtëpi turistë të huaj. Sepse nga njëra anë, zona po del në dritë dhe po del në dritë me një investim të konsiderueshëm, në raport me nivelet e investimeve që bëhen në një zonë bashkie, por asgjë në raport me fitimin që do sjellë. E nga ana tjetër, Vlora sot po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër, pra për akomodim të atyre që vijnë do rritet në pikën e një krize shumë të madhe dhe kush ka shtretër në Vlorë dhe do ketë shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet. Me ndërtimin e areoportit të Vlorës, ne do të ndërtojmë, ja u them këtë të gjithëve atyre që thonë “ne s’kemi bukë”, ne do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke sepse aeroportet sjellin “bukë” në kuptimin simbolik po e them se dhe ata që thonë “s’kemi bukë” nuk është se s’kanë bukë me të vërtetë. Ndërkohë që, siç përmenda Kumen më përpara po sjell shembullin e lumit të Vlorës. Lumi i Vlorës është një parajsë në tokë dhe jam i bindur që është një hapësirë e gjitha për t’u vënë në dispozicion të turizmit dhe jam i bindur që vlera e gjithë asaj pasurie atje do të rritet njësoj si vlera e pasurisë në Lungomare, në raport me investimet që do të bëhen për agroturizëm. Ashtu sikundër dhe investimet që do të bëhen për të prodhuar ushqimin e vendit që do t’i shërbejë gjithë infrastrukturës së mikpritjes në bregdet.

 

 

Kritikave se para shesheve qeveria duhet të mendojë për gjendjen ekonomike, Edi Rama u dha të njëjtën përgjigje. Qeveria nuk do të ndalet në investimet e saj, pasi ato i shërbejnë forcimit të ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *