Subscribe

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt New York-ut për t’iu bashkuar diskutimeve mbi ndryshimet klimatike, të hënën, ku do të marrin pjesë liderët e më shumë se 60 vendeve të botës. Asambleja e OKB, gjithashtu do t’i hapë rrugë bisedimeve dy palëshe mes liderëve te vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvillime këto të cilat do të drejtohen nga përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini.

 

Në këtë kontekst, kryeministri Edi Rama do te bisedoje me homologun e tij grek Kyriakos Micotaqis. Mësohet se takimi koke me koke mes dy kryeministrave do te ketë ne fokus negociatat e Shqipërisë me BE, raporton Vizion Plus.

 

Qëkursëe mori detyrën, kreu i ekzekutivit grek ka deklaruar se minoriteti dhe respektimi i të drejtave të tyre është një kusht i pakontestueshëm për Tiranën zyrtare në marrjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave.

 

Vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut do të jepet më 18 tetor. Gjermania duket se është gati te japë një po me kushte por Holanda që gjithashtu konsiderohet një vend skeptik, ende nuk ka deklaruar qëndrimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *