Nga Kolonja, ku vijoi takimet elektorale për 30 qershoprin, lideri i mazhorancës Edi Rama sulmoi në grup të gjithë kundërshtarët politik, që sipas tij janë e keqja e këtij vendi.

 

“Janë po ata që kanë 30 vjet që e sjellin vërdallë këtë vend. Një Sali që e njihni më mirë se komshiun, nga ana tjetër Iliri që herë largohet herë largohet, herë normal e herë anormal, kurse Lulzimi që nuk e di çfarë të thuash përpos se një llafazan, dembel gjumash dhe fallxhorja. Me filaxhin e saj mori në qafë gjithë opozitën. Sheh në filxhan ‘zjarr i madh’

 

 

Por, pavarsisht gjithckje tha rama, zgjedhjet e këtij viti po bëhen pa opozitën tradicionale.

 

“Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë pa kundërshtarët kryesorë dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë sidomos në këtë situatë ku jemi në prag të hapjes së negociatave. Atyre fajin ja ka mendja e tyre, por çfarë borxhi i ka populli atyre. Ata dolën dhe thanë ne jemi popull dhe do shkrihem me popullin, por në fakt u futën në mes turmës, u fshehën ën mes të turmës për të vënë përpara më budallenjtë ose më të sinqerti duke i nxitur të vënë zjarr, të godasin policinë, e të përfundojnë burgjeve për llogari të këtyre. Që pushteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet që pushteti në demokraci nuk janë godinat fizike kjo dihet, por pushteti në demokraci buron nga vota e popullit dhe për sa kohë që votën e popullit nuk e ke as pushtetin nuk ke si ta kesh.Dhe edhe pse e dinë, i thonë popullit, mblidhuni ta marrim, mblidhuni ta hani, e  thonë se janë gënjeshtarët të pacipë dhe manipulatorë të njerëzve.

 

Shefi i qeverisë u shpreh se opozita nuk do që të mbahen zgjedhjet, pasi ka frikë nga refoma në drejtësi.

 

 

 

Rma kishte edhe një përgjigje për lulzim bashën dhe akuzat e tij për blerjen e votave.

 

 “Ne mundëm Berishën, kur kishte Boden, Jozefinën, kishte ca emra vërtetë që kishin autoritetet, ndërsa ne nuk mundkemi Lulin. Ka njeri që mund ta mendojë se partia e Lulit është më e fortë se ajo e Saliut, që Saliu kishte pushtet që po të dilje në protestë kishte gjasa të fuste plumbin. Na duheshkan tani votat që të mundim Lulin? Kjo është absurd”.

 

Në takimin me qytetarët shefi i qeverisë prezantoi dhe kandidatin e Partisë Socialiste, Erion Isain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *