E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama kërkon një mandat të tretë: Jemi alternativa më e mirë për shqiptarët

Pas përfundimitë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.

Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i qeverisë deklaroi se ky ka qenë një mandat sfidues për të gjithë, me argumentin se tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje të zakonshme, ndërsa theksoi se do të bëjë gjithçka për të fituar mandatin e tretë.

“A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata?  Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Kam bindjen se mund të bëj më shumë Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë.  Por kjo nuk mjafton. Kundërshtarët tanë njohin vetëm humbjen. Duhet të fokusohemi tek kundërshtarët e padukshëm”, deklaroi Rama.

Ai ftoi grupin parlamentar që të reflektojë dhe të punojë fort për një mandat të tretë, me synimin e përbashkët për ta nxjerrë vendin në një lartësi të re.

Vazhdo të lexosh