Subscribe

Puna e Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë do të jetë jo vetëm përmbushja e premtimeve, por edhe realizimi i objektivit për të fituar mandatin e katërt qeverisës.

 

Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryesocialisti Edi Rama u shpreh koshient për vështirësitë për arritjen e këtij objektivi, por shtoi se duhet bërë çdo gjë që rikonfirmimi si parti fituese të vijë edhe pas katër vjetësh.

 

“Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi ne të parët që arrijmë, flet vetë për veçorinë dhe për vështirësinë e posaçme të kësaj fitoreje. Por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Herën e katërt do ta kemi më të vëshjtirë se këtë të tretën, por nuk e luan topi që detyra jonë ndaj të gjithë atyre që na besuan dhe ndaj Shqipërisë, të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë për t’u rikonfirmuar përsëri pas katër vjetësh.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *