Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë kryebashkiakët se do të sanksionohen financiarisht, madje edhe do të shkarkohen nga detyra, nëse abuzojnë me qytetarët.

 

Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me qytetarët për “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”, kreu i qeverisë u shpreh mes të tjeradh se ëndrra e tij në këtë mandat është që të mbyllë sportelet e hipotekave dhe të aplikojë teknologjinë e fundit.

 

“Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë. Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta. Sanksionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *