E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 mln dollarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra mëngjesin e kësaj të enjte, përmes së cilave tregon se në dy mandatet e PS-së, janë rritur pagat dhe është hequr taksa 10% për të gjithë.

Kreu i qeverisë shprehet se në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit janë shtuar 210 milionë dollarë më shumë sesa në kohën kur qeveristë PD, për të cilën shkruan se ishte ajo që e çoi Shqipërinë buzë greminës.

Reklamë

“MIRËMËNGJES, dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë