Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar ceremoninë e dhënies së certifikatave të legalizimeve në Bashkinë Finiq, për të folur mbi korrupsionin në gjykata. Sipas tij, vetëm Vettingu do t’i japë fund kësaj situate.

 

Ne takimin me banorë të zonës ku jeton minoriteti grek, kryeministri vuri ne dukje garantimin e të drejtave te pakicës helene.

 

Rama nuk ka nguruar të bëjë edhe batuta që lidhen me raportet me Athinën zyrtare.

 

Më herët, kryeministri Rama i ka dorëzuar mitropolitit të Gjirokastrës, lejen e legalizimit te kishës më të re në Gjirokastër.

 

Një ditë më parë kryeministri i dorëzoi myftiut të Kukësit certifikatën e legalizimit të xhamisë Bicaj dhe katër xhamive të tjera të zonës.

 

Statistikat tregojnë se janë mbi 1 mijë objekte kulti prej vitesh në pritje të legalizimit, një proces që, ashtu si edhe për shtëpitë, është përshpejtuar në këto dy vite.

 

Aktivitetin e plote per shperndarjen e legalizimeve ne Finiq, mund ta ndiqni ne videon e meposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *