Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Fierit per t’u njohur me problematiken e krijuar pas vërshimit te Vjosës. Shefi i ekzekutivit ka nxjerre ne pah masat e marra nga qeveria per te përballuar përmbytjet, duke premtuar se sapo faza emergjente te kaloje do te bëhen ndërhyrje ne infrastrukture per te mos lejuar përsëritjen e fatkeqësive.

 

“Ishte shume e frikshme situate sepse tejkaloi 2015 dhe ishte nje sprove e madhe per ndërhyrjet qe kemi bere. Duke u nisur nga pikat e dobëta te kësaj situate duhet qe te vazhdojmë me ndërhyrjet, aty ku identifikohet domosdoshmëria per vijimin e infrastrukturës per te pasur me shume imunitet, kur te vije tjetra se kjo është bere ciklike.”

 

Me pas Rama ka takuar banoret e Novoselës dhe është kujdesur te falënderoj forcat e armatosura per te gjithë ndihmën qe u kane dhëne banoreve.

 

Edhe ne Vlore, sipas kryeministrit investimet e qeverise kane dhëne efekt, pasi pavarësisht sasisë se larte te reshjeve, numërohen me pak shtëpi te dëmtuara e toke e përmbytur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *