E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama ka shkatërruar ëndrrat e 700 mijë të rinjve”, Berisha del nga SPAK: PD mbështet protestën deri në fitore

Berisha pas paraqitjes në SPAK: Rama ka shkatërruar ëndrrat e 700 mijë të rinjve shqiptarë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Reklamë

VIDEO- Berisha del nga SPAK

Berisha e cilësoi Ramën si “zjarrvënësin më të madh në historinë e kombit”, duke e akuzuar se gjatë viteve të qeverisjes së tij ka shkatërruar ëndrrat e rreth 700 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët, sipas tij, janë larguar drejt vendeve të tjera.

Reklamë

“Ëndrrën më të bukur të tyre e morën në trajtë rrugëve të botës. A ka dosje më të rëndë se kjo?”, u shpreh Berisha.

“Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur dhe ka shkatërruar ëndrrat gjatë pushtetit të tij, të rreth 700 mijë të rinjve shqiptarë. Ëndrrën më të bukur të tyre e morën në trajtë rrugëve të botës. A ka dosje më të rëndë se kjo?

Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun, me Lindat e tij, me Ergys Agasin, ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve.

Njeriu që katandisi pensionistin të heqë dorë nga ilaçet. Revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi. Vlerësojeni duke bërë krahasimet.

PD mbështet me gjithë forcë këtë revoltë deri në fitoren e saj.”, tha Berisha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.