Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me aktorin e njohur të humorit, Zef Deda, gjatë vizitës së tij të kryer këtë të martë në Shkodër.

Basha dhe Deda shfaqen të ulur në një tavolinë në lokalin e qytetit, ndërsa në ambientet e jashtme shihen simpatizantët me flamujt e PD-së në duar.

Ndërsa shprehu  kënaqësinë për mikpritjen e gjetur në Shkodër, lideri demokrat nuk i kurseu akuzat dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Sa i mirë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes, është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i cdo të keqe që ka pësuar Shkodra, tani që po i vjen fundit, vetëm vjell vrer. Kudo ku ka vënë dorë, ka vënë dorë vetëm për të mbushur xhepat e miqve të tij. ka goditur më ashpër Shkodrën sepse i ka rezistuar dhe i dhemb. Pa diskutimi që diskriminimit do t’i vijë fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *