Subscribe

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e shumëpritur këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit.

Kreu i qeverisë, duke komentuar aktualitetin e krijuar nga shembja e Teatrit Kombëtar, tha se sot flasim për këtë çështje sepse menaxhimi i epidemisë ishte shumë i mirë.

Për këtë arsye, Rama shtoi se brenda këtij muaji Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht dhe do të nisë përgatitjet për sezonin turistik.

“Teatrin e politikës sot e ka pushtuar politika për teatrin. Më lejoni t’ju them se ky është një lajm shumë i mirë në këtë moment, kur nëse nuk do të kishim bërë të gjitha gjërat  duhura mund të mos ishim këtu, mund të mos takoheshim fare këtu, mund të përjetonim një hall të madh duke numëruar humbjet e jetës, plagët e rënda. Përderisa ne ja dolëm, natyurisht që shumëkush duke bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar këshillën e Shkespirit që të zgjedhë ata që dëgjon, të bjerë preh e zinxhirit të infektimit që shkon gojë më vesh e vesh më gojë. Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë e Shqipërisë do të jenë të hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik.”

Shefi i qeverisë deklaori se megjithatë, duhet të bëhen përgatitje për një valë të dytë edhe më agresive se kjo e para.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *